Ne Shkoder eshte perkujtuar 13 dhjetori, levizja e pare antikomuniste ne vend e cila solli ne kete qytet veprimin e guximshem dhe simbolik, ate te rrezimit te bustit te diktatorit Enver Hoxha.

Pikerisht ne kete dite, kryetarja e Bashkise Shkoder Voltana Ademi sulmoi qeverine Rama duke e deklaruar se shqiperia ka nevoje per nje dhjetor te dyte pasi nje diktature e re po instalohet

Ademi ka reaguar dhe per largimin e Agron Tufes dhe kerkesen e tij per azil. Ajo tha qe po largohen ato qe u burgosen dhe luftuan per demokraci

Më 13 dhjetor 1990 në qytetin e Shkodrës u zhvillua një demonstratë kundër regjimit komunist. Ndër të tjera, në këtë demonstratë u rrëzua busti i diktatorit që ndodhej në qendër të këtij qyteti. Rezulton se ky bust është i pari i hequr nga piedestalet e qyteteve tona.

Për ngjarjen e 13 dhjetorit u ndaluan 78 persona, prej të cilëve 42 u arrestuan. Deri në datën 24.12.1990 u dërguan në gjyq 50 persona. Parullat e hedhura në këtë demonstratë ishin: “Liri, demokraci”, e me pas me parullat “Enver Hitler”