Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi lëshon akuza të forta ndaj kryeministrit Rama, teksa e akuzon atë për vrasje me dashje.

E ftuar në një debat televiziv, Kryemadhi ka thënë se Rama ka vrarë me dashje 51 viktimat e tërmetit, pasi nuk kanë funksionuar strukturat e shtetit.

“Po të dojë të ma mbylli dhe mua gojën. Ramën e akuzoj së pari për vrasje me dashje të 51 viktimave të tërmetit, bazuar në mosfunksionimin e strukturave të shtetit shtetit”, ka thënë ndër të tjera Kryemadhi.