Qytetarja e parë e Shkodrës shprehet se shqiptarët sot përballen me një sistem, i ngjashëm me atë komunist, që u rrezua në 22 mars 1992.

Voltana Ademi: Shqiptarët sot po përballen me një tjetër sistem, me një tjetër regjim, të ngjashëm me atë rrëzuam në 22 mars 1992. Sot shqiptarët po ikin çdo ditë. Kjo e bën më të dhimbshme  realitetin tonë të përbashkët në Shkodër dhe në Shqipëri. Nuk po ikin njerëz të thjeshtë, por ata të cilët u burgosën për një Shqipëri demokratike. Sot vazhdojnë të kërkojnë azil politik në dyert e Evropës, siç është rasti i Agron Tufës. Me dhimbje e them se Shqipëria ka nevojë për një dhjetor të dytë, për një përpjekje tjetër më të fortë. Ka nevojë për gjithë shqiptarët, në mënyrë që të mos jemi në një tjetër diktaturë dhe të mos reagojmë kur ndoshta do të jetë tepër vonë.