Nga Huana Kurti

13 Dhjetor 1990. Ne Shkoder demonstrate prej Institutit (sot Universiteti) deri te komiteti ekzekutiv. Turma ndalet, hjekun bustin e Enverit dhe kuptohet entuziazmi. Arrestohen, torturohen dhe denohen me shume vite burg 10+ disa vete. 29 vjet mbrapa, mbas Kastriotit dhe Apollon Haxhit, emni i pare qe gjithmone me bjen ndermend ne lidhje me kete demonstrate, asht ai i Sokol Drrasatit.

E njoftme ne gjygjin qe po i bahej Kastriot e Apollon Haxhit, ishim bashke me Tonç Topallin. Sapo kishin fillue edhe avoketnit mbrojtes, avoketen qe kishin kene gjygjtare apo hetues, imagjinoni.

Apolloni/ kishte marre avokat kurse Kastrioti kishte refuzue dhe kishte zg’jedhe me mbrojte vedin. Sokolin e prune si deshmitar. Deri ne ate moment Kastrioti po i bante te marre si gjykatesin ashtu edhe Loro Harushen, policin qe kishte ardhe me deponue se e kishte pa Kastriotin tuej gjuejte me gure komitetin e partise (ne nji kohe qe turma ishte te busti i Enverit, pra afer komitetit ekzekutiv.


Kastrioti i kerkon me marre ne pyetje deshmitarin, mbasi ai ban deshmine e tij.

Kastrioti/ Ju deshmuet qe me keni pa te komiteti i partise me 15 Dhjetor?
Loroja/ Po

Kastrioti/ Ne cfare ore, pak a shume kam kene une aty?
Loroja/ Rreth ores 10, paradite.


Kastrioti/ Mire. Rreth ores 10, paradite. A ishte kush tjeter aty me mue?
Loroja/ Jo, ke kene vetem ti.


Kastrioti/ Dhe c’ka po bajshe une ne momentin kur ju me pate?
Loroja/ Ti i kishe xhepat e mbushun me gure, dhe po gjuejshe komitetin e partise.

Kastrioti/ Pra, ju jeni tuej deshmue qe kur turma ishte tuej demonstrue neper piace, une isha vetem, te komiteti i partise, me xhepat e mbushun me gure. Si isha tuej ndeje une A isha perballe, me shpine, apo po kalojshe aty


Loroja/ Ti ishe me fytyre ka komiteti.


Kastrioti: Mire. E ku ekzaktesisht isha une, Djathtas, Majtas, apo ne mes


Loroja/ (i nervozuem tashma) ne mes, aty ne mes ishe, tuej gjuejte me gure.


Kastrioti/ Dhe me cilen dore po gjuejshe (Kastrioti i perdorte njisoj si te majten ashtu edhe te djathten)
Loroja/ Shoku gjykates ky asht tuej u talle me mue

Kjo asht pak a shume c’ka u shkembye midis te akuzuemit dhe deshmitarit. Na u shkyeme gazit.

Por gjygji nuk mbaroi me kaq. Prune deshmitar per Apollonin, Sokol Drasatin. Sokoli kishte thane qe kam pa nji djale tuej i fole turmes te busti i Enverit. Apolloni kishte pranue qe i kishte fole turmes, pra Sokolin e kishin prue me vertetue qe ai qe kishte fole ishte Apolloni.


Gjykatesi/ I pandehur, ke thane qe ke pa nji djale tuej i fole turmes.
Sokoli/ Po.

Gjykatesi/ Te lutem, shikoi te pandehurit dhe na difto a asht ndonjeni prej atyne aty, ai qe i ka fole turmes.


Sokoli: (kthehet, i shikjon Kastriotin dhe Apollonin) Jo.
Gjykatesi: Te lutem, shikoi dhe nji here sepse njeni prej atyne ka pranue qe ka kene ai qe i ka fole turmes.


Sokoli: (kthehet prap nga ato) Jaa mor, ai qe i ka fole turmes ka kene ndryshe.

Apolloni nderkohe bante me kambe e me dure nga banka e te akuzuemve qe jam une more, me shif mire.
Gjykatesi/ Po si ishte ai qe i foli turmes.


Sokoli/ Nuk e mbaj mend taman. Por nuk ishte asnjeni prej ketyne te dyve. Ai ishte i g’jate, bjond, jo ndoshta zeshkan.


Gjykatesi: (i bame nervoz tashma) I pandehur, mos u tall me trupin gjykues. Partia asht diftue zemergjane dhe te ka denue vetem (18 vjen nqs nuk gabohem) se ti me c’ka ke ba ishte dashte me te denue per jete.

Sokoli/ Ooo, ju a rrite dreqi nderen, per zemergjanesine tuej. Sa per aq vite burg qe me keni denue, ma mire nji plumb ballit e jam rahat. Me paskeni ba ndere!! E c’ka me duhet mue, me dale 40 e sa vjec prej burgut.

Na mbetme per momentin, mandej bertitme prej gezimit, gjykatesi humbi kontrollin, nuk dinte cka me ba. Sokolin e morne dhe e nxoren jashte me shpejtesi, e vazhdimi mandej asht histori


Ishte hera e pare qe shifshim dike t’i flasin gjykatesit me aq shperfillje dhe trimni.

Qysh ne ate moment, e kuptueme qe Sokol Drrasatin do ta kishim mik per jete.