Një vit më parë mijëra student dolën në shesh për të protestuar kundër sistemit në arsimin e lartë në Shqipëri, ku artikuluan dhe disa kërkesa. Studentët në një deklaratë të përbashkët kërkonin në atë kohë, rritje të buxhetit, transparencë të shpenzimeve, kërkim shkencor etj.

Qeveria si zgjidhje për kërkesat e tyre propozoi Paktin për Universitetin, që synonte të zgjidhje jo vetëm ato që kishin artikuluar studentët, por dhe shumë problematik të tjera. Sot një vit pas protestës, organizata Qëndresa Qytetare ka publikuar disa shifra se si janë shpenzuar paratë nga univesiteti.

Sipas kësaj organziate monitorimi është bërë për 7 universiteteve publike për periudhën shkurt – tetor 2019 duke evidentuar shpenzimet për secilin prej tyre. Tabelat tregojnë se shpenzimet për kërkim shkencor kanë tendencën që të jenë drejt zeros.

Por nga ana tjetër shpenzimet për sigurinë e godinave apo dhe ëpr udhëtime të stafit kapin vlera të larta. Po ashtu ajo që bie në sy dhe shpenzimet për libra janë thuajse zero. Këto grafikë tregojnë se protesta e studenteve nuk ka dhënë efekt, pasi kërkimi shkencor në një vit nuk është rrtiur por është zeruar.