![](https://eetimestv.com/wp-content/uploads/2019/12/13-DHJETORI-ANTIKOMUNISTET.jpg)
Atë ditë levizjen e filluen do të rij të cilët ma parë nuk i kam pas njoftë. njerzit ishin të rezervuem mbasi ato, prej urrejtjes filluen me thy xhamat e dyqaneve në piace, bile kam pa qi te klubi countri i Aldos (ka pas kenë dyqan rrobash të gatëshme) njerzit delshin me kostume e pardesy apo pallto të vjedhuna.
Në fillim kena pas ndej në distancë se nuk u kuptue se çka po ndodh dhe se mos e ka organizue sigurimi për me ndy qytetarinë shkodrane.
Po ka kenë koha qi njerzit nuk kishin ma frigë se komunizmi kishte fillue me u lirue vidash.
Kur grupi i rinokve ku kishte edhe ndoj burgaxhi filloj me shkue në drejtim të komitetit, filluen thirrjet Enver Hitler (qi i kam ndi atë ditë për herë të parë). Turma filloj me u zmadhue dhe mori permasen e nji demostrate. por provokimi i makinave të policisë që pritshin në qender tuj ruejtë bustin e stalinit, i provokuen njerzit. dikush lshoj thirrjen: te busti enverit, ta rrzojmë atë… dhe njerzit konfuz u nisën andej. turma ishte kaotike, do dojshim me shkue te radio shkodra e me thy dyert e me hi mbrende, do tjerë te komiteti i partisë, e filluen me u nda.
por ajo qi mbaj mend ka kenë busti i enverit, mbasi unë shkova në atë drejtim tuj mendue se kur bjen ai ka ra edhe komiteti i partise e gjithshka. aty mandej ka pasë skena heroike por edhe komike, mbasi nuk mujten me e rrzue. filluen tuj i vu në ftyrë pasta, kapele policijet, kapertona për me e terhjek e me e rrzue, por nuk binte se ishte betonue mirë. Mbaj mend qi Paulin Noshi, në sy të gjithë turmës e urinoj bustin dhe mandej me sakice filloj me e goditë e me e thy. dikush i vuni dinamit deri qi u thy,
Por situata u ba e rrezikshme se turma doli jashtë kontrollit. e tanë ngjarja u zhvillue në lulishten në mes dy komitetiteve. unë di me të thanë vetem emna qi i kam njoftë, por ka pasë edhe djelmosha qi nuk i njifshe.
Ka pasë te arrestuem e të torturuem mbasi në mesin tonë kishte policë civila që shihshin çdo gja
Pjeter Logoreci ka risjelle kete kujtim dhe fotografite nga arkivi exluzivisht per eetimes.tv pas kerkeses se redaksise!
![](https://scontent.ftia5-1.fna.fbcdn.net/v/t1.15752-9/79863137_1471663216317951_6503088086853877760_n.jpg?_nc_cat=110&_nc_eui2=AeGJGwaZlwvcwqcmzPaCAVn5IwM1OS0RUVtw08GGubABbyVMyZi-rpHq1UCgM6PDnLM55vkum8B_3dYcC_5x0gFrFMCxPN4298JY8zBfpXWZ0A&_nc_ohc=EXcFcj8wtugAQn-Et9owmz07UxjPuf2mjHe9nAGdAahKrm8D3otN-7sPQ&_nc_ht=scontent.ftia5-1.fna&oh=21546395c4119fff783c968864ddcc95&oe=5E7B5B78)
![](https://scontent.ftia5-1.fna.fbcdn.net/v/t1.15752-9/79885461_577021126413307_607495859566804992_n.jpg?_nc_cat=105&_nc_eui2=AeEjQ4aXLY922easwBbekRCpRzBWS-Wng9X_wFyi6lRY_BHAGilmcdNoMN13qfZoRhBFN8lo6QDBxVCjyQPfKPSzjq_sVYVkVHw6ugYdK5g1iw&_nc_ohc=nMFz98Ib-fMAQlPvRtGlnMl5FGGdrD4mV48vNs4jEAYuXhxS4gy9PD7pw&_nc_ht=scontent.ftia5-1.fna&oh=ddfaf4c1f3295a3a79a914d3d69cdad4&oe=5E6BD854)
![](https://scontent.ftia5-1.fna.fbcdn.net/v/t1.15752-9/79286323_2365645260414905_3229029547835916288_n.jpg?_nc_cat=103&_nc_eui2=AeGQ1HzpD7426dKUntJ-kF_87aU9KJdxUQeTh43U-H0uselp9HH80wnDIncsPm5Kny_dMb6A_N6202ao6_Ia27yIPf7uOfTMkGI4byXK-oRXHQ&_nc_ohc=rsBq_OoMVxEAQmX6OmfN-PvLlYAB7hLXqndCPgsmzzLMHvbowoTwmQbsQ&_nc_ht=scontent.ftia5-1.fna&oh=4a17ee2aae42d44e598fc3dc55b54232&oe=5E82AD0C)
![](https://scontent.ftia5-1.fna.fbcdn.net/v/t1.15752-9/79885461_577021126413307_607495859566804992_n.jpg?_nc_cat=105&_nc_eui2=AeEjQ4aXLY922easwBbekRCpRzBWS-Wng9X_wFyi6lRY_BHAGilmcdNoMN13qfZoRhBFN8lo6QDBxVCjyQPfKPSzjq_sVYVkVHw6ugYdK5g1iw&_nc_ohc=nMFz98Ib-fMAQlPvRtGlnMl5FGGdrD4mV48vNs4jEAYuXhxS4gy9PD7pw&_nc_ht=scontent.ftia5-1.fna&oh=ddfaf4c1f3295a3a79a914d3d69cdad4&oe=5E6BD854)