Vrasja në Elbasan nuk mund të konsiderohet rastësi, apo aksidentale, apo ngatërrim objekti. Ky është konstatimi paraprak i Policisë, e cila ka nisur me shpejtësi veprimet proceduriale.
Një ndër pistat më kryesore e atentatit është larja e hesapeve. Ekspertët e lidhin këtë dyshim me mënyrën e organizimit të atentatit, sikurse thuhet se autorët i kanë mbajtur nën vëzhgim dy personat; konkretisht viktimën dhe të plagosurin.
Anti Zylyfi mendohet se ka pasur lidhje me personin tjetër, por askush nuk thotë qartësisht se cili prej personave mund të ketë qenë objektiv i krimit.
Eshtë krim profesionistësh, sepse nuk mund të jetë jo i tillë kur ndodh në një orë të tillë dhe me detaje deri në perfeksion edhe për lëvizjen, edhe për rrugë kalimet– thonë hetuesit në vendngjarje.