Adi Krasta rikthehet sërish në ekran. Këtë herë jo më në Shqipëri, por në një television në Kosovë. Drejtori i T7 në Kosovë, Berat Buzhala ka qenë ai që ka dhënë lajmin e rikthimit të Krastës në një ekran, duke thënë se emisioni do të nis sot.
Siç shihet nga foto i ftuar i parë për Adi Krastën do të jetë Kryeminstri në ikje, Ramush Haradinaj. Ndërkohë Buzhala nuk harron të shkruaj se Krasta do të jetë i lirë në punën e tij dhe nuk do ketë kurrë ndërhyrje editoriale.
“Sonte ne T7 fillon nje emision i ri 🙂. Presidenti e mbane fjalen: Ftesa e realizuar per nje gazetar te njohur shqiptar te perndjekur nga Edi Rama ne Shqioeri per t’u bere pjese e T7’shit eshte bere realitet. Emisioni i tij fillon ne ora 21.00. Liri e plote editoriale. Per cdo kend dhe per kudo. Liri te plote per te kritikuar qeverine e Shqiperise, ate te Kosoves, te Maqedonise, te Turqise, te Amerikes. Qendroni para T7’shit sonte 🇽🇰🇦🇱 Asnje dore e asnje politikani nuk eshte aq e gjate dhe aq e fuqishme sa te mberrije deri ne Express dhe T7”, shkruan Buzhala.
Adi Krasta më herët emisionin e tij e ka transmetuar në Neës 24, por me mbarimin e sezonit televiziv në qershor nuk u rikthye më në atë ekran.