Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë “Rama 1”, Ylli Manjani ka reaguar në lidhje me propozimet e qeverisë për pr.ligjin e njohur si paketa “Anti-shpifje”.

Në një postim në rrjetet sociale, ndërsa shpreh qëndrimin e tij kundër kësaj pakete, Manjani shkruan se nuk janë vetëm gazetarët ata që duhet ta kundërshtojnë.

Sipas Manjanit, liria për të menduar e për t’u shprehur është e të gjithëve dhe të gjithë duhet të reagojnë.

“Njësoj si me Teatrin, ku njerëzit prisnin ta mbronin aktorët, edhe sot me fjalën e lirë presin ta mbrojnë gazetarët!!!

Nuk funksionon kështu o njerëz!

Liria për të menduar e për t’u shprehur është e juaja, jo e gazetarëve. Gazetarët janë rrogëtarë dhe shkruajnë për punë, jo për liri.

Aq më pak liria e shprehjes është e medias. Media bën thjesht luftë për audiencë, dmth reklama, pra para.

Liria e shprehjes është demokraci, pra pjesë e demos, popullit!

Nuk e mbrojnë demokracinë as rrogëtarët-gazetarë e as bisnesmenët e medias.”-shkruan Manjani.