Shefja e financës së Ujësjellës Kanalizimeve në Elbasan është proceduar penalisht. 35-vjeçarja dyshohet se ka abuzuar me fonde të kësaj shoqërie.
“A. S., 35 vjeçe, banuese në Librazhd, me profesion shefe finance pranë shoqërisë të Ujësjellës Kanalizimeve, dega Librazhd, pasi dyshohet se ka abuzuar me fonde të kësaj shoqërie”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ajo akuzohet për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe ” Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”.