Një lokal është shkrumbuar thuajse totalisht nga flakët në Fier. Mësohet se janë rrezikuar edhe banesat pranë lokalit, por ndërhyrja e zjarrfikësve ka bërë të mundur fikjen e tyre.
Lokali ndodhet pranë drejtorisë policisë së Fierit. Si pasojë e zjarrit mësohet se janë bërë dëme të konsiderueshme materiale, ndërsa njerëzit kanë dalë menjëherë sapo janë konstatuar flakët.
Struktura praj druri ka bere që flakët të përhapen me shpejtësi, ndërsa dyshohet se flakët kanë ardhur nga pjesa e kuzhinës.