Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi ka shpërthyer keq mbrëmjen e sotme ndaj moderatores Eni Vasili, në emisionin e së cilës ishte e ftuar, dhe gazetarit Alban Dudushi.

Teksa flisnin për menaxhimin e pasojave të tërmetit nga Qeveria, Kryemadhi është “kapur” me Eni Vasilin duke i thënë se i ka bërë qoka live kryeministrit pasi ka transmetuar kronikat e tij, por dhe moderatroja nuk e ka lënë kryetaren e LSI pa përgjigje, shkruan newsbomb.al. Të kam ftuar dhe ty prej 16 ditësh, i tha moderatorja Kryemadhit duke u shprehur se e kishte bërë të vetën me të dhe Bashën pasi si pjesë e opozitës i kishte ftuar në emisionin e saj.

Por, debati nuk është mjaftuar vetëm me kaq, shkruan newsbomb.al. Me tone të forta Kryemadhi ka debatuar më pas me gazetarin Alban Dudushi duke i thënë se dhe ai i ka bërë qoka qeverisë, dhe në kujtesë i ka sjell një emision të vitit të kaluar me studentët. Mirëpo, i nxheur nga deklaratat me kryetares së LSI, Dudushi ka thënë se ajo (Kryemadhi) dhe Lulzim Basha i kishin sabotuar emisioni duke kërcënuar studentët.

Më poshtë debati i plotë i Kryemadhit me Eni Vasilin dhe Alban Dudushin:

Kryemadhi: Keni 16 ditë bëni propagandën e Ramës
Vasili: Sa herë të kam ftuar në këto 16 ditë, në telefon
Kryemadhi: Po sa e ndershme je ti në ftesat e tua?
Vasili: Sa e ndershme jam unë? Po hajde fol ti dhe. Pyete Lulim Bashën dhe thuaj
sa herë e kam ftuar
Kryemadhi: Po ti sje e ndershme në ato të tuat. Të mos i them tani në televizor më mirë
Vasili: Po mi thuaj
Kryemadhi: Pse s’ke bërë qoka live ti. Hë pra pranoje që s’ke bërë qoka

*Debaton dhe me Alban Dudushin

Kryemadhi: Po dhe ti Alban mos thuaj që ske bërë qoka
Dudushi: Po mirë më gjej qoka dhe flasim
Kryemadhi: Po ti ke bërë qoka me atë të studentëve (Emisioni me studentet gjatë protestës së vjetshme)
Dudushi: Pse qoka, apo se kërcënuat ju studentët me Bashën
Kryemadhi: Jo si kemi kërcënuar
Dudushi: Ti dhe Basha keni kërcënuar studentët të mos vinin në studio, sabotuat emisionin

Eni Vasili: Kryemadhi kjo është e kotë, në ju ftojmë në shtëpi e ju derdhni kupën. Në këto ditë kemi pasur kamerat e tona në terren, kanë rrezikuar jetën gazetarët tanë.
Kryemadhi: Të të bëj një pyetje. A ka vajtur njëri në ato çadrat që u kaën dhënë atyre banorëve të prekur

Eni Vasili: Ne ju ftojmë juve këtu për të dhënë llogari dhe ju i kërkoni llogari medias /NEWSBOMB.AL.