Nuk ndihesh kur vjen,
m’shijon kur m’prek andrrat ,
si at’herë kur ulje Zotin n’tokë,
sa të më fikeshin hanëzat
e ndezuna.

Në kët qoshe ku strehoj të fundit jetë,
vetmia më tremb,
përpëlitem prej afrisë tande
yjet netëve pa hanë, përvlojnë,


rndërsa rrin zgjuem, deri vonë
me gishta mendimesh më djersit
këtyne kohëve ku shemben perënditë,
digjmi buzët ku kafshoj
dëshira t’prushta, që flenë në mue,


se sa herë çoj kryet
prej tokës deri në qiell ,
ta lshoj nji të due,
sa më çlir brinjt
Shpirt.

Arjola Zadrima