Kryeministri Edi Rama ka pritur ditën e sotme ambasadorët, në mbrëmjen zyrtare të festave të fundvitit.

Rama ka falenderuar ambasadorët për mbështetjen dhe ndihmën që ofruan ndaj vendit tonë pas tërmetit të 26 nëntorit, ndërkohë që ka dorëzuar edhe disa dekorata.

Ambasadorit të Izraelit në Shqipëri, Noah Gal Gendler i është dorëzuar nga kryeministri Edi Rama dekorata, në emër të grupeve të kërkim-shpëtimit që i erdhën në ndihmë banorëve të zënë nga rrënojat e tërmeti në Durrës.

Në fjalën e tij, ambasadori Gendler tha se populli hebre ndjehet krenar për mundësinë që iu dha të ndihmonte shqiptarët, ndonëse fatkeqësia ishte e madhe.

“Ne ju detyrohemi kaq shumë shqiptarëve. Për ne është një privilegj madhor ndihma dhënë ndaj jush. Është një borxh që ju detyrohemi dhe populli ynë hebre ndjehet krenar që ne kemi pasur mundësinë t’ju ndihmojmë”, tha ambasadori Gendler.