Ish kryeparlamentarja Jozefina Topalli ka publikuar një foto të 29 viteve me parë, ditën kur i themelua Partia Demokratike.

Bashkëngjitur fotos së shkrepur në 11 dhjetor 1990 Topalli shkruan: “Lavdia ka kaluar. Partia Demokratike lindi me 11 Dhjetor 1990. Sot nuk është më”.

Në këtë mënyrë Topalli i ka dhënë një “shuplakë” kreut të PD, Lulzim Basha i cili në listat e kandidatëve për depuetetë në vitit 2017 largoi disa nga figurat kryesore të kësaj partie.

Në lista mungonin emra historikë për PD, përfshi Jozefina Topallin, Astrit Patozin, Majlinda Bregun dhe Ridvan Boden, ndërsa ishin përfshirë shumë emra të rinj.

Kujtojmë se Partia Demokratike e Shqiperisë u krijua më 11 dhjetor të vitit 1990 nga një grup studentësh dhe intelekualësh shqiptarë midis të cilëve ishin Azem Hajdari, Sali Berisha