Ne diten e te drejtave te njeriut nje fokus i vecante i eshte kushtuar te drejtes se fjales si nje e drejte themelore per nje shoqeri te shendoshe.
Ne Teatrin Migjeni eshte mbajtur nje aktivitet social kulturor me ne fokus interpretime te te rinjve gjimnaziste te 28 nentorit, te cilet recituan pjese te veçanta nga autore shkodrane mes tyre dhe Admira Gurit. Ndersa u ekspozuan disa fotografi nga e mirenjohura Iden Temali. Aktiviteti paraqiti dhe nje videomontazh me poezine liberte te Paul Eduard te pergatitur nga Ergys Kavaja .
Organizatori Astrit Fani tha se sot liria e fjales eshte me e domosdoshme se asnjehere tjeter, pasi ne keto dite ajo eshte ekskluzivitet i nje pakice e cila po krijon kakofoni dhe spo i jep liri fjales dhe mendimit.
Koordinatorja e aktivitetit avokatja Edlira Bylo u ndal tek rendesia e lirise se fjales dhe percjelljes se saj nga brezi i ri.
Aktiviteti korri duartrokitjen e publikut dhe nje pergezim te vecante nga drejtoresha e Zyres Arsimore Shkoder Blediane Nika.
Projekti “Liria fillon me fjalën-Më lejo të flas,” është menduar për të rritur ndjeshmërinë e edukimit me artin dhe dëshiren e vazhdimsisë së kulturës brez pas brezi, për të jetuar gjatë në mendjet e të tjerëve;
Projekti synon edukimin humanist përmes artit në të folur dhe të shkruar në dobi të brezave të ardhshëm; kultivimin e kulturës së lirisë së shprehjes.
“Liria fillon me fjalën-Më lejo të flas,” është një nga projektet fitues të përzgjedhur dhe financuar nga Ministria e Kulturës.