Si sot, më 10 dhjetor 1979, Nënë Tereza merr Çmimin Nobel për Paqe.
Në pyetjen e gazetarit,
Po t’u kërkohej të bëni një definicion për vetveten: kush jeni Ju?
Ajo u pergjigj:

Origjina ime është shqiptare. Shtetësia ime është indiane. Unë jam katolike, grua fetare. Për nga thirrja ime, unë i takoj tërë botës. Por zemra ime i takon tërësisht zemrës së Jezusit.