“Listen to your heart…”, a ka ndonjë që s`e kujton menjëherë melodinë e këngës së famshme? Sot më shumë se kurrë, sot që Marie Fredriksson, pjesë e grupit ’90 Roxette’ është ndarë nga jeta.

Ajo luftoi 17 vjet me një tumor në tru dhe u shua në moshën 61-vjeçare.

Marie ishte njëkohësisht gruaja e kitaristit të grupit të famshëm me të cilin ka dy fëmijë.