Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta është i ftuar në emisionin “Çim Peka Live”, ku edhe ka folur lidhur me situatën post-tërmet.
Moderatori i emisionit, Peka e ka pyetur kreun e shtetit se ku ka qënë në momentin kur vendi ynë u godit nga tërmeti i 26 nëntorit.
Pjesë nga intervista:
Çim Peka: Ku keni qënë në momentin kur ra tërmeti?
Ilir Meta: Kam qënë në shtëpi kur ka ndodhur tërmeti. Fillimisht kam menduar që nuk ishte tërmeti i këtyre pasojave. Nuk kam pasur një informacion për situatën, që ishte gjendje lufte. Nuk do të ishte serioze t’ju thosha se nga i kam marrë informacionet e para. Sapo kam marrë informacionin kemi kërkuar dhe njoftuar përmes punonjësve të Gardës, Policinë e Durrësit për të marrë ndihmën. Pastaj kam kuptuar që kemi të bëjmë me një situatë serioze. Kur shkova në Thumanë kam kuptuar se do të kishim jo pak viktima.