Politikani socialist, Stefan Çipa ndodhet i shtruar në spital. Ai ka kaluar një periudhë të vështirë shëndetësore, ndërsa në rrjetet sociale ka dhënë lajmin se tani është mirë.

Ai nuk ka lënë pa falenderuar Zotin, familjen, miqtë dhe mjekët që i qëndruan pranë në këto momente të vështira jete.

“Të dashur miq! Doja të falenderoja Zotin, Familjen, Mjekët,Shoqërinë për mbështetjen e madhe që më dhatë në kalimin e situatës së vështirë shëndetsore. Në pamundësi për t’ju pergjigjur të gjitha telefonatave dhe mesazheve tuaja të cilat më dhanë forcë dhe kurajo. Ju jam mirënjohës”, ka shkruar Çipa.

Kujtojmë që Stefan Çipa njihet si mbështetës i Partisë Socialiste. Më parë ai ka qenë zv/ministër i Brendshëm, Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve, ndërsa së fundi u emërua në krye të Entit Kombëtar të Banesave.