Janë riatdhesuar 173 azilantë shqiptarë që po qëndronin më mënyrë të paligjshme në Francë dhe në zonën Schengen.

Riatdhesimi u realizuan në dy operacione të ndryshme në bashkëpunim me Frontex-in dhe Zyrën Franceze për Emigracionin.

Në operacionin e parë u riatdhesuan 38 shtetas gjithsej, 5 prej të cilëve nga Belgjika dhe 33 nga Franca. Në operacionin e dytë, që nis nga Lyoni i Francës, u kthyen vullnetarisht në total 135 shtetas,– njoftojnë uniformat blu.

Policia e Shtetit bëri apel që shqiptarët, të cilët udhëtojnë në hapësirën Schengen të mos bëjnë asnjë përpjekje për të aplikuar për azil në Francë apo në çdo shtet tjetër të BE-së dhe të mos bëjnë asnjë shpenzim duke paguar ata që duan të përfitojnë duke i mashtruar se do t’u sigurojnë azil, pasi rezultati në të dyja rastet do të jetë negativ.

Ndërsa shtoi se Shqipëria është një vend i sigurt dhe shanset për të marrë azil janë zero.