Mesa duket, kandidatët për drejtimin e SPAk e kanë lënë për në minutat e fundit shpalljen zyrtare të pretendimeve të tyre për të marr këtë pozicion të rëndësishëm në drejtimin e institucionity të ri të drejtësisë.

Pas Arben Krajës dhe Edvin Kondilit, Altin Dumani është emri I tretë që ka shpallur zyrtarisht kërkesën për të marrë stafetën e SPKA.

Pak minuta kohë më parë u zbuluan kandidatura e parë dhe e dytë për drejtimin e SPAK dhe bëhet fjalë për Arben Krajën I cili ka kaluar me sukses Vetingun në dhjetorin e vitit të kaluar dhe Edvin Kondili të cilët e kanë shoqëruar kërkesën e tyre me vizionin për ndërtimin e Prokurorisë së Posaçme si institucion funksional dhe efektiv.

Prokurori Altin Dumani, njëherësh një nga 8 anëtarët e emëruar të SPAK, është komanduar dy javë më parë në krye të Prokurorisë së Apelit për Krime të Rënda.

Ai do të qendrojë në këtë detyrë deri në datën 19 Dhjetor, ku më pas do të nisë puna e SPAK, çka do të sjellë dhe shkrirjen e Prokurorisë për Krimet e Rënda, dhe apelin e Krimeve të Rënda.