sh-deputeti Ervin Salianjni është përballur duitën e sotme me prëetencën e Prokurorisë për çështjen “Babale” pasi akuzohet për kallëzim të rremë bashkë me gazetarin Jetmir Olldashi dhe të pandehurit Albert Veliu dhe Alfred Alizoti kundër vëllati të ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Burime bëjnë me dije se ndaj Salianjit, në pretencën e saj Prokuroria ka kërkuar sot 1 vit e 6 muaj pezullim nga funksionet politike dhe 3 vite shërbim prove.

Prokurori i çështjes, Kol Hysenaj ka kërkuar dënimin me 3 vite e 6 muaj burg për Albert Veliun, i cili akuzohet për ‘Kallëzim i rremë’ dhe ‘kalim të paligjshëm të kufirit’, ndërsa për Fredi Alizotit, 3 vite burg ndërsa për gazetarin Jetmir Olldashin vit burg, dënim ky që të zëvendësohet me 200 orë pune publike të detyruara.

Një prej prokurorëve kërkoi që dënimi për Salianjin të konvertohet në 3 vite shërbim prove. Seanca e radhës për mbrojtjen e të akuzuarve u caktua në datë 18 dhjetor ora 10 me argumentin e njohjes së avokatëve me pretencën e prokurorëve. Të gjithë keta persona akuzohen për veprën penale ‘ kallëzim i rremë kryer në bashkëpunim’