Kryeministri Edi Rama ishte në Durrës paradite, ku u takua me banorë të prekur nga tragjedia e 26 nëntorit. Ai u shoqërua nga ekspertët izraelitë, por banorët u treguan sërish shumë skeptikë për situatën.
Një banore iu ankua se i ishte prishur banesa në një pallat të ri. Ajo i tha se kush mbante përgjegjësi për këtë.
Përgjegjësi është tërmeti tha Rama.
Edhe ekspertët izraelitë thanë se godinat e vjetra kanë rezistuar, por kanë hasur probleme godinat e reja.
Teksa ecte në rrugë, Rama u përball edhe me thirrje Rama ik