Një tërmet me magnitudë 4.5 të shkallës Richter ra pak më parë në det, pak kilometra larg bregut të detit, në veri-perëndim të Durrësit.
Nga të dhënat paraprake raportohet se tërmeti kishte një thellësi rreth 20 kilometra.
Një tjetër tërmet me magnitudë më të vogël, rreth 3.1 ra 7 minuta më herët në të njëjtën zonë, ç’ka tregon se zona është ende aktive edhe pse tërmetet kanë një intensitet shumë më të vogël.
Tërmeti e kishte epiqendrën në det dhe nuk raportohen dëme përveç panikut tek qytetarët abcnews.al