Kryeministri Edi Rama ishte në Durrës paradite, ku u takua me banorë të prekur nga tragjedia e 26 nëntorit. Ai u shoqërua nga ekspertët izraelitë, por banorët u treguan sërish shumë skeptikë për situatën.

Një banore iu ankua se i ishte prishur banesa në një pallat të ri. Ajo i tha se kush mbante përgjegjësi për këtë.

Përgjegjësi është tërmeti tha Rama.

Edhe ekspertët izraelitë thanë se godinat e vjetra kanë rezistuar, por kanë hasur probleme godinat e reja.

Teksa ecte në rrugë, Rama u përball edhe me thirrje Rama ik

#TiNukDoJeshKurrëVetëm?????Durrës – Me superskuadrën izraelite që po bën një punë të shkëlqyer bashkë me inxhinierët tanë, ndërkohë që 100 punëtorët e parë janë angazhuar në fillimin e meremetimeve, sipas orientimit të inspektorëve?????https://e-albania.al/dhuro/

Posted by Edi Rama on Monday, December 9, 2019