Monodrama “Dome” e interpretuar nga Aktori Enver Hyseni i ka kaluar kufinjte e Shqiperise. Ne via Fabio Massimo 19, Milano, eshte dhene monodrama “Dome” interpretuar nga Enver Hyseni duke u mirepritur dhe aty.


Monodrama eshte me tekst e regji të Stefan Capalikut  .

Shkrimi i kësaj vepre është produkt i një vëmendje të zgjuar gjatë bisedave të gjata mes autorit dhe aktorit ndër procese pune apo ndenje të rastësishme.

Ajo që i ka bërë përshtypje autorit gjatë këtyre bisedave ka qenë gjithmonë sinqeriteti i thellë me të cilin Enver Hyseni tregonte aspekte të ndryshme të jetës së vet, që rrinin të lidhura ngushtë me epokën, së cilës i përkisnin. E kanë përshtypur gjithashtu edhe thjeshtësia e tregimit e veçanërisht mungesa e mllefeve dhe inateve. Si çdo person tjetër edhe Enver Hyseni e ka jetuar kohën e vet herë ndër margjina e herë në kryeradhë; e ka jetuar brenda tragjizmit dhe komikes; e ka jetuar në varfëri dhe në lavdi; vetëm dhe me shokë; me mish e me shpirt.