Ilir Kulla ka qenë i ftuar në emisionin “Mos i Fol Shoferit” në RTV Ora, ku mes të tjerave ka folur dhe për miqësinë që ka me Presidentin Ilir Meta dhe ish-kryeministrin Fatos Nano.
I pyetur nga Rudina se kush prej tyre është mik më i mirë, ai përgjigjet të dy, duke mos bërë një dallim për politikanët.
Rudina Dembacaj: Kush është më shumë mik për ty, Ilir Meta apo Fatos Nano?
Ilir Kulla: Nuk i ndaj miqtë. Ilir Meta është mik, Fatos Nano është mik. Nuk bëj konkurrencë miqsh.
Rudina Dembacaj: Ilir Meta ka qenë nën këshillimin tënd kur shkonte një herë më PD-në një herë me PS-në au iu?
Ilir Kulla: Ilir Meta nuk ka qenë as nën këshillimin tim dhe as nën këshillimin e dikujt tjetër. Ilir Meta është një politikan që merr vetë vendimet e veta në raport me bindjen. Ka 30 vjet në politikë Ilir Meta. Unë nuk kam aq njohje dhe jetë dhe miqësi me Ilir Metën, është më e vogël.
Rudina Dembacaj: Kryetar më i mirë Parlamenti Gramoz Ruçi apo Jozefina Topalli?
Ilir Kulla: Unë mendoj që zoti Ruçi është një politikan që ka 30 vjet eksperiencë dhe politikanët sa më eksperiencë të kenë aq më të mirë janë. Unë vlerësoj shumë eksperiencën tek njerëzit. Me zonjën Topalli, diplomacia parlamentare njohu një input që nuk ishte parë ndonjëherë më përpara, jo vetëm për faktin që pati për 8 vjet një kryetare Parlamenti një grua, një zonjë në Shqipëri, se në shqiptarët s’para i kemi qejf gratë në politikë ndonëse për mendimin tim do ishtë më mirë sepse janë më të shtruara.
Rudina Dembacaj: Kryeministër më i mirë Sali Berisha, Ilir Meta apo Edi Rama?
Ilir Kulla: Unë kam punuar në qeverinë e Fatos Nanos, mos kërko përgjigje nga unë. Nga këta të tre që përmende sigurisht që Ilir Meta sepse ka qenë kryeministër i ri, ka qenë kryeministër në një kohë shumë të vështirë, që mori hov ekonomia nga investimet e huaja, disa nga privatizimet e suksesshme.