Pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit, kryeministri Edi Rama dhe Erion Veliaj janë shfaqur disa herë bashkë, në ndihmë të banorëve të prekur. Pak ditë më parë, teksa ishin në banesën e re të familjes Lala, Rama i dha live urdhër Veliajt që të lynte në 04:30 të mëngjesit shkallën e pallatit pasi muret nuk ishin të pastra.

Pas kësaj, sërsish dje Rama dhe kryebashkiaku Veliaj vizituan familjen Sina në Sauk, e cila ka përfituar bonusin e qirasë nga Bashkia e Tiranës, pasi banesa e tyre pësoi dëmtime nga tërmeti. Gjatë kësaj vizite, kryeministri la porosi, rrethimin me kangjella të shkallëve dhe parvazit të shtëpisë, për të qenë e sigurt për më të vegjlit. Por këtë herë, ndryshe nga hera e kaluar Veliaj i është bindur Ramës dhe kangjellat janë vendosur. Këtë lajm e ka dhënë Rama në rrjetet sociale, por këtë herë me sens humori. Nëpërmjet një postimi në Instagram, teksa publikon edhe foto ai shkruann: “U tha u vu, u tha u ly. Bravo Lal!”.

Një ditë ditë më Veliaj, reagoi për urdhërin e Ramës ndaj tij për lyrejen e shkallës. Ai u shpreh se urdhëri nuk ishte për të por për adiministratorin e pallatit.

Një javë më parë, një ngatërresë e një vajze të vogël ndodhi në Tiranë, kur Rama i shoqëruar nga Veliaj iu dhanë shtëpi familjarëve Lala, që humbën 9 pjesëtarë në tërmetin e 26 nëntorin. E vogla, i tha kryeministrit se ai ishte “lali Eri”, referuar Veliaj, e duket se kjo Ramës nuk i pëlqeu. Ai ia ktheu duke thënë se “Nëse unë jam Lali Eri, ky kush është? Plaku i Vitit të Ri? Për këtë gabim të vogëlushes, Veliajt iu kërkua të lyente shkallën në 04:30 të mëngjesit…