Arbana Osmani dhe partneri i saj Eduart Grishaj kanë zgjedhur që të arratisen disa ditë në alpet e Zvicrës, të cilat nën bardhësinë e dëborës të orfojnë pamje mahnitëse në këtë dhjetor.
Çifti, që tashmë e ka shprehur hapur dashurinë për njëri tjetrin, duket se nuk janë të vetëm në këtë udhëtim, pasi bashkë me ta ndodhet dhe vëllai i Grishajt, me bashkëshorten e tij.
Tashmë marrëdhënia e Arbanës me familjen e Eduartit ka kaluar në një tjetër nivel, madje ajo duket të jetë një nga komentueset më të rregullta të kunetërve të saj, që në muajin Maj, kur ende nuk e kishte pranuar që ishte në një marrëdhënie me regjisorin e emisionit të saj.
Siç shihet dhe nga fotot e mëposhtme Arbana dhe Eduarti janë duke e shijuar maksimalisht këtë udhëtim në çift, duke lënë pas krahëve jetën e zhurshme, dhe plot angazhime të Tiranës.