Aktorja e njohur Rudina Dembacaj ka përfunduar në spital, ndërsa ka ndarë disa foto ku shfaqet duke marrë serum.

Duket se dhe këtë situatë Dembacaj e ka marrë me nota humori, pasi e quan serumin kafen e mëngjesit.

Siç shihet dhe nga pamjet që vetë Rudina ka shpërndarë, krahët e saj kanë marrë ngjyrë të skuqur, dhe tejet të irrituar, çka tregon se serumet po i merr prej disa ditësh.

Aktorja nuk na ka treguar më shumë për diagnozën e saj, por le të shpresojmë që të mos ketë asgjë serioze në shëndetin e saj.

Ndoshta mbingarkesa, me hapjen e një biznesi të ri, dhe koha që kërkon rritja e vetme e vajzës, ka bërë që të shfaqen shenjat e para të lodhjes.