Aktorja e dashur e humorit dhe moderatorja e programit “Mos i fol shoferit”, Rudina Dembacaj, është fotografuar pak ditë më parë nga paparazzi ynë. Nuk e dimë se për çfarë situate bëhet fjalë, por ajo shihet që po flet me një police dhe më pas Rudina zbret nga makina.

Gjithsesi, pas këtij momenti ne shohim Rudinën që zbret dhe mund të studiojmë me detaje edhe veshjen e saj në përditshmëri, ku edhe pse ajo ka preferuar stilin sportiv, duhet thënë që nuk i ka kursyer markat në veshje. Gjithashtu, edhe makina që ajo përdor duket se është një ato të tipit të fundit.