Në Malësi të Madhe u përkujtua 100 vjetori i masakrës së Hotit, ku mësymja në territorin shqiptar të forcave serbo malazezë la pas 72 viktima. pasardhësit e viktimave, mes të cilëve edhe prokurori shqiptaro amerikan Gjon Junçaj thanë se është koha që Serbia të kërkoj falje për masakrën.
Malësorit e Hotit përkujtuan 100 vjetorin e masakrës që la pas 72 viktima, si pasojë e mësymjes që ushtritë Serbo – Malazeze bënë në territorin shqiptar në vitin 1919.
Pjesë e ceremonisë, si një prej familjarëve të një prej të vrarëve të masakrës, ishte edhe prokurori shqiptaro amerikan Gjon Junçaj i cili ishte në Shqipëri si i dërguar i SHBA në procesin e reformës në drejtësi. Koha e heshtjes ka përfunduar ishte mesazhi i tij.
Gjon Junçaj: Sot heshtja mbaron, sot çdo gjë shihet dhe këta burrat e Malësisë të marrin respektin dhe nderimin që meritojnë.
Kohë që Serbia të kërkojë falje ndaj masakrës së Hotit dhe shumë padrejtësive të tjera ndaj shqiptareve, e quan përfaqësuesi i komunës shqiptare në Malin e Zi Nikollë Camaj.
Nikoll Camaj, përfaqësuesi i komunës shqiptare në Malin e Zi: Vështirë se mund të presim nga serbët dhe malazezët një gjë të tillë, por ama nuk do ti kursejmë në këtë drejtim.
Luke Junçaj, Organizator i Ceremonisë: Më në fund kemi bërë diçka, kemi vënë emrin e tyre diku se i kemi pasur familjarët tanë.
Për famullitarin e Hotit, dom Ardian Arra, përkujtimi i kësaj masakre nuk bëhet për hakmarrje, por për të nderuar martirët e rënë.
Mesha e shenjtë në kishën e Hotit kushtuar të rënëve të masakrës, u pasua me përurimin e memorialit ku shënohen emrat e 72 të vrarëve nga ushtria serbo – malazeze.