Një stomatolog nga Kosova, Burim Buzhala ka punësuar në klinikën e tij një vajzë më sindromën Down.

Eloida nuk u lumturua vetëm se fitoi vendin e punës që ajo aq shumë e dëshironte, por pas kësaj do të ishte në gjendje të jepte kontributin e saj për të prekurit e tërmetit tragjik në Shqipëri.

E ftuar në emisionin ‘Shqiptarët për shqiptarët’, Ela deklaroi se një pagë të saj mujore do ta dërgojë si ndihmë për të prekurit nga tërmeti.

Vajza shoqërohej edhe nga personi që e kishte punësuar, i cili ndër të tjera u shpreh se i frymëzuar nga Ela, edhe ai do t’i bashkohej nismës për të ndihmuar shqiptarët dhe të gjitha paratë e tyre do të dërgoheshin përmes fondacionit ‘Firdeus’ të Elvis Naçit.

Screenshot_2.jpg