Kryeministri Edi Rama njihet nga shqiptarët si tifoz i zjarrtë i skuadrës së Juventusit. Teksa ndodhej në itali, kreu i qeverisë është takuar me portierin legjendar të bardhezinjve, Gianluigi Buffon, me të cilin ka zhvilluar një bisedë, ku nuk kanë munguar as batuat.

Në videon e publikuar në “Facebook”, Rama ka biseduar me portierin legjendar të bardhezinjve, të cilit i ka treguar se skuadra e Juventus në Shqipëri është si fe.

Bidesa e Ramës me Buffon:

Kryeministri Edi Rama: Unë jam një juventin i vjetër, por kjo është për një ditë tjetër.

Buffon: E di, kam pasur një kuzhinier shqiptar në Koverçiani (qendra e grumbullimit të kombëtares Italiane), i cili më thoshte gjithmonë që në Shqipëri ka një “fun club” tifozësh të Juventusit dhe janë të çmendur.

Kryeministri Edi Rama: Juventusi është besim fetar në Shqipëri dhe ti je Papa.

Kryeministri Edi Rama mori në Itali dy të vegjlit shqiptarë për t’u realizuar dëshirën e jetës, për t’u takuar me idhujt e tyre, Cristiano Ronaldon dhe Gianluigi Buffon.

Të vegjlit janë emocionuar, teksa kanë marrë bluza nga futbollistët me autografët e tyre. Nuk kanë munguar as batutat e Ramës me futbollistët.