Trajneri i Vllaznise eshte i bindur se objektivi i vetem i Vllaznise ne ndeshjen e neserme ndaj Luftetarit do te jete fitorja. Keshtu ka deklaruar ai ne konferencen e shtypit te pragndeshjes.
I pyetur nese ndan te njejtin mendim me kapitenin Lika qe ne media sot eshte shprehur se Vllaznia do te ishte e kenaqur edhe me nje barazim ne kete transferte te veshtire, tekniku maqedonas i kuqebluve eshte shprehur:
“Ai eshte mendimi i Likes dhe e respektoj por une me skuadren gjithmone futem ne fushe per ta fituar ndeshjen dhe keshtu do te bejme edhe kete here. Luftetari e kemi te qarte se do te tentoje te na munde, ka ne perbere 4-5 lojtare te mire dhe te shpejte, po ashtu i rikthehet edhe Fili, megjithate kam biseduar me futbollistet e mi dhe e kemi tashme te qarte menyren si do te luajme.
Atmosfera ne skuader eshte e mire ne prag te kesaj ndeshje, nuk kemi asnje futbollist me problem perveç Hygor dhe Emerson dhe do te mundohemi ta marrim kete fitore. Kemi kater ndeshje pa shenuar gol dhe do te mundohemi te bejme diçka per te ndryshuar neser, ndoshta ne vendosje, ndoshta ne emrat e lojtareve qe do te luajne ne kete repart”.
I pyetur nderkohe nese Vllaznia do te prese Hygor edhe ne janar apo do te mendoje per gjetjen e nje zevendesuesi te tij, Jonuz eshte shprehur: “Jo nuk do kerkojme lojtar tjeter. Une kam biseduar me Hygor dhe menaxherin e tij para nisjes per ne Brazil se ne janar ai do te rikthehet dhe prandja besoj se keshtu do te ndodhe”.