Ndonëse me vështirësi Vllaznia ka marrë një fitore me shumë vlerë ndaj Luftëtarit në Gjirokastër. Goli I Renato Malotës në minutën e 85-të dhe ai I Likës në të 91-tën I kanë dhënë fitoren 2-0 kuqebluve që marrin një trepikësh me shumë vlerë dhe për të zhytur edhe më shumë në fundin e renditjes gjirokastritët.

Ndeshja ka nisur me nje minute heshtje ne nderim te viktimave te termetit nderkohe qe lojtaret e te dy ekipeve dhe arbitrat kane dale ne fushe me fanellat e bardha ku shkruhej “Dhuro per Shqiperine” dhe madje nje banderole e tille eshte vendosur edhe ne fushe. Vllaznia ndryshe nga sa u mendua, luajti me ndryshime ne formacion teksa ne fushe ishin Kruja dhe Ualusimbi ne vend te Likes dhe qe ishin menduar ta nisnin si titullar.

Ne minutat e para, Vllaznia ka kontrolluar gjithçka duke krijuar edhe ndonje momente te rrezikshem por lojtaret e saj hezitojne te godasin porten vendase. Rastin me te mire ne fakt per te shenuar e kane vendasit me ane te Likes qe perballe Sherrit nuk arrin te dergoje topin ne rrjete. Edhe ne minutat e fundit te kesaj pjese, ka nje tjeter rast te rrezikshem por qe zgjidhet si duhet nga portieri shkodran.

Pjesa e pare kesisoj eshte mbyllur ne barazim pa gola, 0-0. Ne te dyten nderkohe eshte e njejta situate me Vllaznine qe dominon ne minutat e para megjithate serish mungojne rastet. Trajneri Jonuz hedh ne fushe edhe Liken fillimisht e me pas edhe Bardullen dhe gradualisht skuadra shkon edhe me perpara ne kerkim te golit te avantazhit.

Megjithatë, ekipi shkodran vazhdon të vuajë në manovrën sulmuese dhe I mungojnë rastet në portën vendase. Ne minutat e fundit ka vend edhe per sulmuesin brazilian Uenderson por ne fakt eshte Fili qe perballe Sherrit ka mundesi te shenoje per Luftetarin por gabon ne gjuajtje. Lika ka mundesi te rrezikoje pak minuta me vone por gjuajtja e tij eshte shume e gabuar.

Megjithate goli me ne fund do te dilte ne skene. Pas nje rremuje ne zonen vendase, Malota ka gjuajtur me koke duke e derguar topin ne rrjete. Ishte minuta e 85-te e ndeshjes dhe ndërkohë në shtesë do të shënonte edhe Lika duke fiksuar kësisoj rezultatin 2-0 në favor të Vllaznisë që me këtë fitore me shumë vlerë, duke u ngjitur kësisoj në kuotën e 20 pikëve.