Zv ministrja e Brendshme Rovena Voda ka bërë publik bilancin e baneave të dëmtuara dhe personave të evakuar nga verifikimet e deritanishme.Voda tha se deri tani janë prishur 30 objekte të cilat pësuan dëme nga tërmeti i 26 nëntorit në Durrës dhe Thumanë. Voda tha se vijojnë të qëndrojnë të shtruar në spital 19 pacientë të cilët kanë pësuar dëme nga tërmeti.

Ajo evidentoi një shifër të pabërë publike më parë nga dëmet e tërmeti në qarqet Shkodër, Dibër, Fier dhe Vlorë ku janë bërë vlerësimet e banesave të panbanueshme që do të shemben në ditët në vijim dhe të atyre që do ti nënshtrohen riparimit.

Qarku Shkodër

Të dëmtuara lehtë të banueshme 78 banesa

Të dëmtuara rëndë që mund të banohen, por të mundshme për rikonstruksion
27 banesa,

Të pabanueshme të cilat do prishen 11 banesa.