Mbërrin në njësinë e dekrim.inalizimit letërporosia nga Italia për kandidatin e PS-së në Shkodër, Valdrin Pjetritn. Mësohet se letërporosia ka mbërritur në Shqipëri që prej 28 nëntorit dhe në të konfrimohen denoncimet e bëra publike nga ana e Partisë Demokratike.

Sipas gazetarit Arsen Rusta, i cili konfirmoi edhe lajmin, drejtësia italiane e kishte fajësuar Pjetrin për akuzat trafik lëndësh narkotike dhe ka qenë i dënuar me 18 muaj burg. Me marrëveshje kishin vendosur largimin e tij nga territori italian.

Tanimë pritet që njësia e dekriminalizimit të marrë përgjigjen nga ministria e Drejtësisë dhe më pas do të kryhen veprimet procedurale. Sipas ligjit penal neni 190, Valdrin Pejtri do procedohet penalisht e do të merret i pandehur.

Pasi Prokuroria të marrë letërprorosinë, do ta përshtatë atë më dosjen, do ti komunikohet përmbajtja e saj edhe palës së Pjetrit. Më pas do ti komunikohet akuza çështja do të dërgohet të gjykohet nga Gjykata e Shkodrës, e cila do të vendosë për këtë çështje penale.

Partia Demokratike ishte e para që publikoi dokumentet ku sipas demokratëve vërtetohet se kryebashkiaku i Shkodrës ka qenë dënuar me 18 muaj burg në Itali për drogë.

Fillimisht Pjetri mohoi akuzat dhe pas publikimit të dokumenteve nga ana e opozitës, Pjetri dha dorëheqjen nga posti i kryebashkiakut të Shkodrës vetëm pak ditë para se të bënte betimin.

Asokohe Pjetri u shpreh se po pret vendimin e përfundimit të procesit të verifikimit të figurës nga ana e autoriteteve zyrtare shqiptare dhe italiane.

Ndërsa Partia Socialiste dhe vetë kryetari i saj, Edi Rama kanë pezulluar Pjetrin nga strukturat e PS-së deri në verifikimin e rastit nga Prokuroria Report tv