Kryeministri Edi Rama ka vizituar sot Krujën dhe familjet e mbledhura në Thumanë, të cilat mbetën të pastrehë pasi tërmeti u prishi shtëpitë.
I shoqëruar nga deputetja Eglantina Gjermeni, Rama ka qenë edhe krah biznesmenit Behgjet Pacolli, i cili u ofrua të dhuronte 1.5 milionë euro për të gjithë të prekurit nga tërmeti.
Pasi mbaruan takimin me qytetarët, Behgjeti u afrua me Ramën dhe ky i fundit kërkoi ta përqafonte. Por kamera e ndezur gjithë kohës, siç duket e bezdisi Pacollin dhe tha: A bën pa…(kamër), a bën?
Ndërsa kryeministri u drejtua nga kamera dhe tha se ajo ka punën e saj.
“Hajde more këtu, ka punën e vet ajo,”- tha kryeministri dhe më pas e përqafoi.
“Jo, jo, mendova”– thotë pacolli më tej dhe të dy largohen.
Kryeministri Edi Rama ditët e fundit ka vizituar shumë familje të prekur nga tërmeti. Sot ishte në Krujë dhe u diskutua për nisjen e proçesit të ndërtimit të shtëpive që u shembën në Thumanë.
51 persona të vdekur, 913 të plagosur dhe 47 të shpëtuar, ky është bilanci i tërmetit. Toka vijon të dridhet. Tashmë ka nisur puna për idenftifikimin e dëmeve dhe paralelisht po mblidhen fonde.