Në studion e “Abc News” ishte i ftuar gazetari Artan Hoxha i cili foli për zgjedhjen e Olsian Çelës në krye të Prokurorisë së Përgjithshme. Por si fillim ai u ndal tek prokurorja në largim, Arta Marku. Sipas tij forma si u zgjodh Marku para 2 vitesh u politizua që në fillim. “Mënyra se si punoi dhe rezultatet që dha puna e saj nuk të linte zgjidhje tjetër përveç faktit që duhej një drejtues i ri”, u shpreh gazetari.

Sipas tij Arta Marku nuk i rezistoi dot presioni dhe u përlye në të….

“Shqipëria ndodhet në një situatë jo normale në sistemin e drejtësisë, kemi korrupsion në administratë pandëshkueshmëri të personave politikë. Prokurori i Përgjithshëm duhet të administrojë trupën e prokurorëve, ne na duhet një lider. Gara u ngushtua me kaq pak emra , shumë emra të mirë vendosën për të mos hyrë në garë sepse nuk e përballonin dot presionin”, tha ndër të tjera Hoxha.

Prokuroi i Përgjighshëm sot ndihet i kërcënuar dhe kërkon mbrojtje, asnjë nga tre kandidatët të cilët të cilë ishin pëzgjedhur nuk është sipas Artan Hoxhës i duhur për tu vendosur Prokuror./abcnews.al