Duke parë një situatë tepër të rrënduar ditët e fundit në lidhje me ndëshkime për persona apo portale të mediave Online në lidhje me arsye zyrtare si Përhapia e Panikut apo përdorimi i “Fake News” po sjell nje artikull me referenca zytare të legjislaturës së përditësuar dhe të njëhsuar Europiane e aprovuar nga Konventat e viteve të fundit të ndërmara nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës dhe organeve të tjera drejtuese, të cilat i kanë induktuar këto ligje në të gjitha Shtetet Europiane, ku këtu nuk bën përjashtim as Shqipëria dhe duke parë të paktën në parim nëpërmjet mediave zyrtare se arsye publikisht të përdorura për ndalimin e nje shtetaseje, shpalljen në kërkim të disa administratorëve dhe mbylljen e disa portaleve apo mediave Online nuk specifikojnë asnje nen apo ligj specifik, po sqaroj disa prej neneve dhe ligjeve të njehsuara Europiane të cilat për sa i përket mediave Online duhet ti referohet në mënyrë rigoroze edhe Shteti Shqiptar.
Në artikullin e mëposhtëm do të gjeni shpjegimet ligjore të nevojshme në lidhje me shkeljet e supozuara dhe nenet përkatëse por mbi të gjitha do të gjeni me ngjyrë të kuqe dhe të nënvizuar pjesën ku këto ligje nuk janë zbatuar këtu tek ne dhe janë shkelur në mënyrë flagrante duke shkelur të drejtat e Lirisë së fjalës apo ato të përhapjes së një lajmi ku personi që e ka përhapur nuk është autori dhe ska për detyrë të hetojë apo të saktësojë vërtetësine e tij!
Askush nuk duhet të stepet apo të frikësohet nga arestime apo ndalime të pamatura apo të qëllimshme në shkelje flagrante të ligjeve të cilat megjithëse mund të mos gjejnë drejtësi në shkallë të ndryshme Gjyqësore, duke qënë se janë aktivitete të kryera Online, kanë të drejtë të shkojnë për Gjykim me kërkesën e personave të hetuar apo të dëmtuar nga këto situata, përtej kufijve të një Shteti që kërkon me ngulm të quhet pjesë e Europës por po bën hapa pas përditë e më shumë!
Kapja prej panikut është një episod i shkurtër ankthi të patolerueshëm që ka një kohëzgjatje maksimale prej 20 minutash. Ai karakterizohet prej ndjesive të pasigurisë, frikës ose terrorit: personi përjeton një ndjesi katastrofe të menjëhershme dhe ka shfaqie të spikatura neurovegjetative. Mund të ketë dhe eksperienca depresioni dhe mosrealizimi.
Pasi kemi dhënë shpjegimin mjekësor dhe neurologjik le të shohim aspektin e rregullave dhe ligjeve në përhapien e Panikut nëpërmjet rrjeteve sociale, mediave Online dhe ndëshkueshmëria kur kjo vjen nëpërmjet lajmeve të pavërteta apo siç njihen në gjuhën e përditshme nga termi i tyre universal në gjuhën angleze, “Fake News”.
Në të vërtetë duhet të pranojmë faktin se kjo fushë është e larmishme dhe mjaft e pasur dhe e gjerë, megjthëse ka vazhdimisht propozime për lehtësime të bazave ligjore në konventat e fundit të përbashketa Europiane mbi ligjet e njehsuara kibernetike dhe Online.
Shumë ekspertë e kanë konsideruar fenomenin “Fake News” shqetësues dhe kërkojnë një ndërhyrje të fortë të institucioneve por për ta vendosur në formë juridikisht të rregullt këtë çështje duhet ta nisim duke i ndarë në dy grupe veprat e propozuara.
Ato që kërkojnë me domosdo ndërhyrje ligjore të afta për të caktuar menjëherë, parandalimin e përdorimit të rrjeteve sociale për shpërndarjen e lajmeve të rreme, duke hapur kështu një debat të ri në lidhje me Mundësin për të ndërhyrë me një kategori për këtë qëllim. Vërehen në këtë fenomen domosdoshmëria për një ndërhyrje për të plotësuar boshllëkun ligjor.
Ato që kërkojnë ndërhyrjen me “mjetet” e disponueshme, duke njohur tek ky fenomen, sjellie të tilla që mund të autorizojnë figurat juridike që kanë ligjshmërisht të drejtë të veprojnë në këtë disiplinë. Pra maksimumi është përforcimi ligjor. Nga ana tjetër në sajë të një sistemi ligjor të strukturuar në mënyre të rregullt, kapaciteti për të disiplinuar “pasojën” duhet të përmbajë mundesinë për të përfshirë edhe raste të pahasura më parë të cilat sigurisht do shfaqen me përparimin e teknologjisë të cilat pasurojnë disiplinën fillestare.
Me qëllim për të adaptuar sistemin dhe për të përmirësuar sjellien ndëshkimore të ligjshme ndaj veprave që manipulojnë informacionin Online, në Shkurt të vitit 2017 është paraqitur një projekt ligj me temë “Dispozitat për të parandaluar manipulimin e informacionit online, garantimin e trasparencës në ueb dhe qasjen e alfabetizimit mediatik”.
Duke u mbështetur në udhëzimet e Janarit të të njejtit vit nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës mbi temën e mediave Online dhe të gazetarisë, projekt ligji propozoi qasjen e një mase të re duke shtuar artikullin 656-b Publikimi ose perhapja e lajmeve të rreme, të ekzagjeruara apo tendencioze, të afta për të prishur rendin publik, nëpërmjet platformave informatike.
Ky nen u aprovua dhe u shtua menjëherë pas nenit 656-a duke pasur si bazë shkeljen ligjore apo krimin e publikimit ose të përhapies të lajmeve të rreme, të ekzagjeruara apo tendencioze të afta për të prishur rendin publik, ku mungonte specifikimi për pjesën Online të fakteve dhe platformave informatike.
Gjithmonë nëpërmjet të njejtit nen, u implementuan edhe dy nenkategori, nëpërmjet neneve 265-b dhe 265-c që kanë si bazë respektivisht Përhapien e lajmeve të rreme që mund të alarmojnë publikun ose të tjetërsojnë opinionin publik dhe Përhapien e tentativave për të krijuar urrejtie të cilat rrezikojnë proceset demokratike me të cilat kërkohet në mënyre thelbësore të krijohet një ndeshkim ekzemplar për rastet në të cilat shpërhapia e lajmeve të rreme që prekin vlera të tjera me rëndësi madhore si opinioni publik, duke krijuar alarm publik dhe duke cënuar procesin demokratik.
Kritikat mund të shprehen nëpërmjet këtyre neneve pas një krimi si disfatizmi politik, i cili aplikohet në “gjëndje lufte”.
Gjithashtu është hedhur dritë edhe mbi “Alfabetizimin mediatik” me mbështetjen e projekteve të sensibilizimit dhe të programeve të formimit të krijuara për të promovuar një përdorim kritik të mediave online, duke kaluar sigurisht nepërmjet formimit shkollor si kusht primar për zhvillimin të përdorimit kritik të potencialeve të ueb-it, në linjë me atë çka është parashikuar në ligjin e cyberbullizmit, të aprovuar në vitin 2017.
Hapi me delikat, i përballur nga këto nene është roli për ti ngarkuar administratorët dhe moderatorët e platformave informatike, gjithmonë e më tepër protagonistë dhe përgjegjës të përmbajtieve të ueb-it, shpesh herë edhe të tejngarkuar nga detyra jo bazike si administrimi në ark kohor të paracaktuar ose vlerësim i besueshmërisë së lajmeve të shpërndara.
Si përfundim, janë të shumtë elementët për tu rishikuar në një fazë diskutimesh mbi përmbajtien e projektligjeve të ngjashme në mënyrë që ato të merren realisht në konsideratë për të zhvilluar rregullimin organic mbi temat e sipërpërmendura.
Në nenet dhe projektligjin e mësipërm, është ndërmarë një inisiativë shtesë parlamentare, në Dhjetor 2017 me temë Normat e përgjithshme për Rrjetet Sociale dhe për kontrastin e përhapies në internet të përmbajtieve të jashtëligjshme ose të “Fake News”.
Kjo iniciativë, më tepër sesa hyri në thelb të përcaktimit të rasteve konkrete dhe rregullimin e neneve mbi termin “Fake News”, vendosi një objektiv shumë herë më të gjerë, atë për të monitoruar dhe rregulluar në nivel të përgjithshëm jo vetëm Europian por dhe më gjerë, fenomenin në karakteristikat dhe specifikat e tij si eveniment social, duke konfiguruar një sërë përgjegjësish për ofruesit e shërbimeve në ueb.
Ashtu si u specifikua në relacion “Objektivi i marrjes së masave është ai i parandalimit në mënyrë sa më efektive të publikimit ose qarkullimit të përmbajtieve që nxisin krime ndaj personave dhe disa nenkategori të tjera të rënda të shkeljeve që mund ti cilësojme si shkelje ndaj Demokracisë dhe të Drejtave të Njeriut dhe Shprehies së Fjalës së Lirë.” Tek këto të fundit bëjnë pjesë urrjetia raciste, propaganda që e nxit atë, akte me qëllime terroriste, akte falsifikimi dokumentash dhe komunikimesh informatike. Qëllimi është ai për ti dhënë një shtysë furnizuesit të rrjeteve sociale për të ngritur sisteme verifikimi për të provuar vërtetësinë e përmbajtieve të cilat më pas do të publikohen, në mënyrë që ata vetë të parandalojnë publikimin e lajmeve të rreme dhe për të ulur ndjeshëm përhapien e asaj që tashmë cilësohet si një krim i mirfilltë.
Pavarësisht skenarëve e një fature ligjore përfundimtare në lidhje me këtë lëndë, fakti është se në Shtetet Europiane (Ku bën pjesë dhe Shqipëria), përhapia e lajmeve të rreme nëpërmjet rrjeteve sociale mund të gjejë një rregullim të përshtatshëm edhe si virtyt i një analize të karakteristikave dhe qëllimeve që janë baza e gjestit, në bazë të disiplinës ligjore në fuqi.
Përdorimi i ueb-it mundet sigurisht të përfaqësojë një modalitet të posaçëm të përhapies të lajmeve dhe ndikon pa asnjë dyshim dhe si pasojë në dëmët e mundshme, por vetëm nësë lajmi i rremë kategorizohet si një krim!
Fake News dhe neni 595: Shpifja
Shpifja – “Cilido, përveç rasteve të treguara në nenin e mësipërm dhe me prove të një vendimi nga një Gjykatë, duke komunikuar me më shumë persona, ofendon reputacionin e tjetrit, është i dënueshëm me heqie lirie deri në një vit ose me gjobë deri ne 1032 Euro. Nëse ofendimi mbështetet në një fakt personal atëhere kemi dhe shkelje të privatësisë personale, dënimi luhatet nga dy vjet heqie lirie ose me gjobë 2064 Euro.
Kjo është nënkategoria e cila haset në rastet më të shpeshta dhe që shërben si ekzemplar për të provuar nga një pikëpamje juridike, tipologjitë e sjellies që mund të fshihen pas lajmeve të rreme. Tek ajo përfshihen thuajse të gjithë elementët që dallojnë veprimtarinë ne ueb duke përhapur lajme të rreme.
Shpifja përfaqëson një krim të zakonshëm të tuteluar nga nderi në aspektin objektiv, i nënkuptuar si prishja e reputacionit të individit duke përdorur rrjetet sociale pra duke ruajtur njëfarë anonimati fillestar nga personi që e kryen atë, duke kërkuar të krijohet një imazh për tu përcjellë tek të tjerët, duke sulmuar reputacionin nëpërmjet ueb-it. Kësaj i shtohet fakti që e rrëndon nga ana ligjore e aftësisë së botës virtual, është bërë me qëllim për të përhapur ofendimin nëpërmjet sistemit më të aftë të komunikimit i cili arrin një masë tepër të lartë ndjekësish dhe lexuesish.
Mundësia për të përfshire “Fake News” në nenin 595, është e përcaktuar edhe nga fakti se është një shkelje në formë të lirë, pra për ta perfeksionuar do të mjaftonte ofendimi ndaj reputacionit i komunikuar në persona të tjerë nëpërmjet cilitdo mjeti në ueb, e cila provohet thjesht nëpërmjet postimit të lajmit duke e bërë atë të dukshëm dhe publik.
Kur flitet për shpifje nëpërmjet shtypit nuk mund të mostheksohet balancimi i nevojshëm mes tutelës së të përfolurit dhe të drejtës së shprehjes të lirë të mendimit i cili mbrohet gjithashtu me ligj kushtetues në secilin Shtet, mjafton që lajmi të mos jetë i remë dhe të bazohet në një vendim Gjyqësor mbi personin e përfolur.
Nëse falsiteti ngelet gjithsesi elementi përshkrues i “Fake News”, vlerësime të mëtejshme mund te kryhen në të gjitha elementët duke vlerësuar mënyrën, termat, gjuhën e përdorur dhe faktet bazë mbi të cilat është ndërtual lajmi.
Fake News dhe neni 658.a: Alarm i përhapur
Alarm i përhapur – “Cilido person, i cili duke shpallur shkatërime, dëmtime ose rreziqe jo ekzistente, ngjall panik dhe alarmon Autoritetet ose personat që ushtrojnë funksione publike, dënohet me ndalim deri në gjashtë muaj ose me gjobë deri ne 516 Euro”.
Në lidhje me këtë shkelje ajo çka vërteton ndikimin dhe efektin që lajmi ka tek ndjekësit apo lexuesit, duke shkaktuar tek ta frikën për një rrezik real, por aspak i theksuar shkaku që e shtyn autorin e saj për të vepruar, heq nga përgjegjësia ligjore çdo hetim në lidhje me faktin ose fajin.
Bëhet fjalë për një krim tek i cili vihet theksi mbi efektet dhe mesazhin që përcillet tek Autoritetet ose tek ata që kryejnë një detyrë publike, pra tek ata që kanë si detyrë të venë në dijeni dhe të marrin masa në rast rreziku real, në të mirë të kolektivit dhe shoqërise për ti tuteluar dhe mbrojtur ata. Në të vërtetë mungesa e cilësdo reference konkrete ndaj faktit ose fajita, si element që karakterizojnë sjellien e autorit, e bën shpesh herë të veshtirë ndarjen e kufirit mes veprimit të kryer dhe të qënit të ndërgjegjshëm, duke tejkaluar në një lojë të rrezikshme, përcakton alarmin e shpallur edhe pa qënë të ndërgjegjshëm për pasojat e rënda që mund të ketë ky veprim.
Janë imunë ndaj kësaj shkelje ata që për shembull me lajmin e përhapur nuk shprehin siguri por probabilitet, duke ja theksuar këtë lexuesit dyshimin e ligjshëm e mos verifikimit të saj.
Ky do të cilësohej si një kompromis i drejtë ms nevojës për të shpërndarë shpejt një lajm, aq më tepër duke pasur parasysh përmbajtien e saj që mund të parandalojë katastrofa ose dëmtime dhe rreziqe, dhe verifikimin e munguar kompetent të atij lajmi.
Përhapja dhe shpërndarja e lajmeve të rreme (“Fake News”) a përbën shkelje ligjore apo krim?
Sjellja e personit të parë, më saktë të krijuesit dhe shpërndarësit në ueb, është në thelb ai i autorit të shkeljes të mundëshme/krimit dhe ashtu si mund të gjykohet mund të jetë sipas rasteve, e hetueshme nga organet e ndryshme kompetente sipas hierarkisë por vetëm një Gjykatë ka të drejtë të shpallë fajtor apo të japë verdikte me masa ndalimi, arestimi, mase heqie liri apo gjobë.
Pra as Policia e Shtetit dhe as Prokuroria nuk kanë të drejtë përveç se të hetojnë në gjendie të lirë një situatë të tilë, të ndalojnë apo arestojne cilindo person i cili ka kryer një shkelje apo krim të tillë të supozuar Online!
Si duhet përcaktuar sjellia e atij, që megjithëse nuk ka krijuar lajmin e rreme, ndihmon në përhapien e tij? I pafajshëm, mbi të gjitha, sepse ne këtë rast nuk ka asnjë siguri që personi është në dijeni të vërtetësisë së lajmit.
Ndodh shpesh që dikush të tërhiqet nga një lajm vetëm nëpërmjet titutllit ose argumentit, pasi ajo ka lidhje me një ngjarie aktuale, apo çështje delicate që ndiqen nga një publik i gjerë në kohë reale dhe mbajnë në gatishmëri një grup të madh personash të interesuar, pasi lexohet një titull i shkruar si karem, rezulton të jetë një Fake News i ndërtuar artistikisht, që e arrin qëllimin që në zanafillën e saj (titulli) dhe të shtyn ta shpërndash akoma pa marrë nismën për ta hapur dhe për ta lxuar, dhe duke e shpërndarë në profiling apo faqen personale apo në një faqe të tretë për ta bëre të njohur tek miqtë dhe ndjekësit tuaj, kjo nuk përbën absolutisht një shkelje apo një krim pasi mjafton një kontaktim ndaj jush nga një person kompetent që ju të ndërgjegjësoheni për ta hequr atë por kursesi asnjëherë të rrezikoni të ndaloheni apo arestoheni!
Në raste të tilla megjithëse ka një sjellje aktive (shpërndarja – share) edhe pa ndërgjegjie mbi falsitetin e përmbajties, e vetmja shkelje e mundshme që mund të merret parasysh është keqinformimi, por duke vënë theksin tek shpërndarja e pavullnetshm e lajmeve të rreme.
Ndryshon rasti kur pas shpërndarjes së një lajmi të rreme vijon një koment. Shprehja e opinionit personal, tjetërsimi apo ndyshimi me qëllim i thelbit të një lajmi të rremë, së paku presupozon se ai lajm më parë është lexuar përpara se të shpërndahet.
Në këtë rast sjellia e atij qe merr, komenton dhe shpërndan është objekt i një vlerësimi të ndryshëm duke qënë se mund të vlerësohet si një pjesëmarrje aktive të cilësuar sipas rastit dhe vlerësimit që e thekso vetëm një Gjykatë mund të vendosë, e dënueshme vetëm në rast se provohet se është kryer me ndërgjegjie dhe me qëllime për të shpifur qëllimisht apo për të përhapur Panik apo terror në publik në mënyrë të qëllimshme.
Pra duke parë të shkruar të zeze mbi të bardhë dispozitat Ligjore të njehsuara nga Konventat e ndryshme Europiane konkludojmë se nuk duhet ngatërruar një ligj për sjellien Online me atë të botës Reale pasi ndryshimet janë të mëdha sidomos në rastet e sipërpërmendura.
Nga Thanas Dimço
Eskpert i Krimeve Kibernetike