Kuvendi ka zgjedhur sot kryeprokurorin e ri. Me 101 vota pro, është zgjedhur në krye të Prokurorisë së Përgjithshme Oslian Çela.

Kundër Çelës kanë votuar vetëm 2 deputetë, ndërsa 10 të tjerë kanë abstenuar.

Kundërshtarja e Olsian Çelës, kryeprokurorja aktuale, Arta Marku, ka marrë vetëm 11 vota pro, 22 kundër dhe 78 abstenim.

Kujtojmë se Olsian Çela ishte i pari në listën e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, pasi arriti të sigurojë më shumë pikë, gjatë procesit të marrjes në pyetje. Pas tij, KLP renditi kryeprokuroren aktuale, Arta Marku, ndërsa e fundit në listë ishte Fatjona Memçaj.