Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Kuvend ka ripërsëritur deklaratat e bëra nga terreni gjatë ditëve që ka qenë në inspektim të zonave të prekura nga tërmeti ku ka folur për programin e rindërtimit, si dhe garantimin që sipas tij se nuk do të pengohen projektet e nisura për ti adresuar paratë në këtë process.

Duke mos dhënë asnjë argument se nga vijnë paratë për rindërtimin e objekteve të shkatërruara nga tërmeti, Rama shprehet se buxheti i shtetit nuk do të rëndohet më dhënien e një pjese të tij për zonat e prekura.

Kryeministri ka përmendur gjatë fjalës së tij edhe çizmet, portalet e revistat, pasojat e tërmetit tek opozita parlamentare dhe jo parlamentare apo se sa e zonja është qeveria.

Nuk është e mundur që përveç halleve të mëdha me fatkeqësitë natyrore të ketë edhe hallin a tyre që vetëshpallen si prokuror, sizmolog, inxhinier etj.

Nuk përdoret matrapiku Ralf nën rrënojat që ka ende njerëz. Dëgjoj këtë zonjën këtu që përmend makinat dhe shpenzimet e luksit apo për buxhetin, që se ka lexuar fare. E mirëkuptoj që tërmeti ka bërë të veten edhe me ju e fjalimet tuaja.

Për të ardhur tek thelbi që na ka mbledhur këtu, dua të theksoj së pari se buxheti angazhon një fond afro 20 miliard prej të cilave 13 miliardë janë lekë si transfertë nga të ardhurat buxhetore dhe 7 miliardë janë nga të ardhurat e donacioneve të ndryshme. Kam dëgjuar gjithë këto krisje e çizme që janë jehonë që përcillen nga portalet dhe vitrinat se shteti paska ngelur pa lekë dhe nuk ka kapacitet për të menaxhuar këtë situatë dhe i paska shtrirë dorën botës.

Kjo është e pavërtetë, dhe dëgjojeni mirë, ne do të çojmë para këtë proces edhe sikur të mos marrim asnjë kokërr leku nga bota, sepse është detyra jonë ta bëjmë sepse ne jemi më të zgjuar, më të zot, më të aftë se sa ju dhe ata që ju sollën ju këtu. I them këto pasi duhet një kurajo për të dalë këtu sot e folur broçkulla.

Programi për rindërtimin do të financohet me anë të një fondi buxhetor të transferueshem gjithmonë brenda programit buxhetor. Shuma e alokuar që do kalohet që sot, jo vetëm është e konsiderueshme për të hapur procesin, por garanton që program i rindërtimit të fillojë në një shkallë të gjerë por edhe për të integruar donacionet e rindërtimit.

Përfshirja e fundit si një program buxhetor shërben për të vendosur një monitorim të plotë mbi isntitucionet përgjegjëse për transformimin e fondeve në vepra apo akte të tjera në program. Është e mundur që të identifikohet nga të gjithë dhe të bëhet transparente totalisht dhe duke ndarë këtë pjesë nga pjesa tjetër e buxhetit.

Ne nuk do ti prekim paratë neto të projektbuxhetit vjetor, nuk do të marrim nga një anë nga populli tia japim në anën tjetër po popullit.

Në 2020 do të realizojmë edhe domosdoshmërinë për të mbajtur dhe fuqizuar shërbimet por edhe për të vijuar hap pas hapi rindërtimin. Janë 62 milionë dollarë që janë rishikuar në funksion të rindërtimit vetëm nga projektet në ministrinë e linjës, ndërkohë janë financuar projektet e reja edhe në proceset e kullimit. Nuk ka asnjë kuptim të ndalojmë investimet, kontrollet mjekësore për rindërtim. Nuk mund të rikthehemi në kohën e torturave se do të bëhet rindërtim, apo paciantëve hajdeni me gërshë me vete se do të bëjmë rindërtim, tha Rama.