Ka nisur seanca plenare në Kuvendin e Shqipërisë.
Para nisjes së punimeve, kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi u ka kërkuar të gjithë deputetëve dhe të pranishmëve që të mbanin një minutë heshtje në nder të viktimave të 26 nëntorit, të cilëve tërmeti u preu jetën në mes.
Të gjithë deputetët dhe ministrat kanë mbajtur një minutë heshtje, ndërkohë më tej Ruçi tregoi dhe disa refleksione të tij gjatë këtyre ditëve dhe falenderoi të gjitha palët politike.