Mjerimi s’don mëshirë por vetëm DREJTËSI!
Kafshatë që s’kapërdihet asht, or vlla, mjerimi, kafshatë që të mbetë në fyt edhe të ze trishtimi kur shef ftyra të zbeta edhe sy të jeshilta që të shikojnë si hije dhe shtrijnë duert e mpita
edhe ashtu të shtrime mbrapa teje mbesin të tanëjetën e vet derisa të vdesin.
E mbi ta n’ajri, si në qesendi, therin qiellën kryqat e minaret e ngurta, profetënt dhe shejtënt në fushqeta të shumngjyrta shkëlqejnë. E mjerimi mirfilli ndien tradhti…..
Mjerimi s’don mshirë. Por don vetëm të drejt! Mshirë? Bijë bastardhe e etënve dinakë, të cilt në mnyrë pompoze posi farisejt i bijnë lodërtinës me ndjejt dhelparak tu’ ia lëshue lypsiti një grosh të holl’ në shplakë.