Intervista është bërë në vitin 2005 dhe Pllumi është i shqetësuar për faktin se Kisha Katolike ka rënë në duart e të huajve.

82-vjeçari e quan veten të pafuqishëm për të ndikuar në përmirësimin e gjërave.

Unë jam në moshë të thyeme dhe mund të thonë ky asht i marrë. Ama, kur ato që unë them nuk u pëlqejnë, më quajnë të marrë, kur u kanë pëlqye, thonë ‘ky di shumë’. Por tani që puna ka përfundue, mendimi em ndoshta nuk zen vend. Ne jemë nji popull që kemë kalua një diktaturë shumë të vështirë. Por, para kësaj diktature, përveç një periudhe shumë të shkurtë lirie, kemë kalue nji robni 500-vjeçare. Në këtë mënyrë, ky popull asht mësue që, edhe me i shtie opangën në gojë, nuk flet, as bërtet. Këtu nuk jam dakord me popullin tem.

Kjo intervistë e ndjerë e At Zef Pllumit vjen në kohën e një dëshpërimi të përgjithshëm në opinionin publik dhe duket si një gjamë.

Fotot janë bërë nga gjermani Raimer Shulc në Theth në vitin 1837. Fotot e fuqishme tregojnë se si ishte gjama e burrave në atë kohë. Vetë At Zef Pllumi në librin e tij Rrno për me tregue ka treguar me kaq pasion se si e përjetoi gjamën e fundit në Malësi, pak pasi regjimi komunist kishte vendosur ndalimin.