Shkrimtari dhe publicisti Agron Tufa ka reaguar në rrjetet sociale pas një artikulli të publikuar sot nga deputeti i Partisë Socialiste, Spartak Braho, i cili edhe pse ndodhet në Zvicër, në tentativë për të fituar azilin politik, vijon ta kërcënojë.
Sipas Tufës, në një intervistë për një të përditshme në Tiranë, deputeti socialist shkruan se, “Unë i pari, por edhe të tjerë mendoj se do të bëjmë të pamundurën që edhe atje ku ka kërkuar azil politik të mos gjejë vrimë ku të futet…”
Tufa nuk ndalet tek deklaratat e tij, por pyet se si do ta bënte këtë Braho dhe ‘ushtria e tij e fantazmave’ përfshirë edhe Fatos Tarifën.
P.S: mua si shkrimtar, joindiferent ndaj vetes, më bën përshtypje jo pyetja “pse”, por pyetja “SI”. SI do ta bëjë këtë Taku dhe ushtria e tij e fantazmave me hajdutë të dhjamosur si shoku Fatos Sevo Tarifa?”, shkruan Tufa.