Qendra Sizmologjike Europiane-Mesdhetare, ka arritur në përfundimin se aktiviteti i lëkundjeve të tokës do të rikthehet në nivelin normal.
“Siç mund ta shohim (tabela sipër), vala e pasgoditjeve të tërmetit shkatërrimtar për Shqipërinë po vjen duke u shuar” ka theksuar kjo qendër në postimin e saj në twitter.
Por kujdes, sipas këtij institucioni shkencor jo gjithçka mund të quhet lehtësisht e përfunduar: “Edhe pse një pasgoditje e fortë është gjithmonë e mundshme përgjatë javëve dhe muajve që pasojnë, aktiviteti do të rikthehet në nivelin normal” thekson ajo.