Dy shqiptarë të cilët punojnë si picierë në shtetin italian kanë marrë një nismë në prodhimin dhe shitjen e picave, ku të ardhurat do të shkojnë për të gjithë të prekurit nga tërmeti.

Arjan Nexha dhe miku i tij, Ardian Haskaj janë shprehur se  “shqiptarin mund ta përkulësh sa mund të përkulësh një mal”.

Arjani sëbashku me mikun e ti, Ardianin pasi morën vendimin për këtë nismë janë ndihmuar edhe nga të afërmit e tyre për ta çuar sa më para në mbështetje të të prekurëve nga tërmeti.

Arjani ka nisur mbledhjen e fondeve qytetin italian ku ai jeton dhe punon ka organizuar një hapje të veçantë në picerinë ku qytetarët do të ftohen për të blerë pica, dhe të ardhurat do të shkojnë  prodhimin e picave që do t’i nisin ato drejt Shqipërisë.

“Duhet të falenderojmë gjithë Puglian sepse na ka qëndruar vertetë pranë, që nga nisja e vullnetarëve dhe ekspertëve zjarrfikës drejt Shqipërisë, por edhe për pjesëmarrjen në iniciativën tonë. Kjo është një situatë e vështirë, por të gjithë do të gjejnë forcën t’ia nisin nga e para”.- është shprehur Haskaj dhe Nexha.

A.C/Dosja.al